Kosova

Vendimi i ri për targat, Kurti: Ambasadorët e QUINT-it i informova para mbledhjes së qeverisë

20:36 - 28.10.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Qeveria e Kosovës ka miratuar sot vendimin e për çështjen e targave ilegale që lëshohen nga Serbia, që do të zbatohet në katër faza. Zbatimi i vendimit parashikon që nga 21 prilli i vitit të ardhshëm “të hiqen” të gjitha targat që nuk janë RKS- Republika e Kosovës.




Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se për planin e ri për targat i ka informuar edhe përfaqësuesit e QUINT-it, me të cilët ka biseduar para mbledhjes së qeverisë.

Pavarësisht se tha që ata fillimisht i kërkuan që të shtynte afatin për riregjistrim, me të dëgjuar për vendimin e ri, ambasadorët e vendeve të QUINT-it thanë se do të tregojnë mendimin e tyre pasi të jenë konsultuar me kryeqendrat e tyre.

“Së bashku me ministrin Sveçla, me dy zëvendëskryeministrat kemi takuar pesë ambasadorët e QUINT-it dhe ambasadorin e BE-së dhe me atë rast ua prezantuam qëndrimin tonë. Natyrisht që qëndrimi, ideja e tyre ka qenë gjithçka të s’postohet në kohë për më shumë muaj, por ne besojmë se kjo është zgjidhja më e mirë”.

“Me ç’rast ata nuk e dinin këtë propozim tonin paraprakisht, patën disa pyetje dhe më pastaj thanë se u nevojitet të konsultohen me kryeqytetet e tyre për ta dhënë mendimin lidhur me këtë vendim tonin, i cili ishte propozim në mbledhjen e fundit të qeverisë”, është shprehur Kurti.

Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian kanë kërkuar që Kosova të shtyjë afatin për targat për dhjetë muaj.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.