AKTUALITET

“Lum kush e sheh me atë sy”/ Edi Rama me të rinjtë e Korçës: Nuk jemi më vend i mbyllur, bota është bërë më e vogël

16:41 - 31.10.22 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryeministri Edi Rama ka qenë prezent në një takim me të rinjtë e qytetit të Korçës. Gjatë fjalës para të rinjve, Z. Rama ka pasqyruar disa të dhëna mbi ecurinë e zhvillimit turistik të këtyre zonave.




Rama përmendi edhe historinë e një gruaje e cila ishte drejtore banke dhe vendosi të investonte në ndërtimin e një bujtine në zonën e Rehovës.

Pjesë nga fjala e Ramës:

Të rinjtë i duan gjërat më shpejt dhe duan të ikin, kjo është normale dhe këtë të gjitha vendet e kanë kaluar. Por jemi nga të fundit që e kalojmë, sepse jemi të fundit që kemi dalë nga cikli i barbarisë dhe izolimit.

Por nuk e besoj, sepse janë faktet që kanë filluar të na ndihmojnë për të thënë që këtu nuk ka mundësi dhe që e vetmja mundësi është të ikësh.

Nuk jemi më një vend i mbyllur, jemi një vend në liri lëvizje bota është bërë më e vogël, lëvizjet edhe në Europë janë pjesë e kësaj kohe të re. Ka zona të europës që përjetojnë ikje drejt zonave më të pasura. Shikoni jugun e Italisë. E njëjtë problematik është në fshatrat e BE. Ajo që është e rëndësishme është pjesa që nisa të flas.

Para së të vija isha në një shtëpi tradicionale në Rehovë. Atje ishte një zonjë që ishte drejtore banke në Tiranë. Ata bashkë më të shoqin vendosën të vinin këtu. Ata donin të rindërtonin shtëpinë e tyre dhe ta kthenin në bujtinë.

Tani ju mendoni se ajo zonja fiton më shumë këtu apo si drejtore banke në Tiranë. Ajo nuk ishte as në një moshë të thyer që të thuash ka vendosur të vijë këtu në perëndimin e vet, por ishte në moshë vitale.

Kjo zonë pa e pasur akoma distancën e shkurtuar me Korçën ka 20 mijë vizitorë që kanë fjetur këtu.

Kjo do të thotë më shumë mundesi. Tani ka më shumë mundësi sepse kjo bukuri këtu, sepse ata vijnë për ajrin dhe ushqimin e pastër. Kjo është një pasuri dhe lum kush e shef me atë sy dhe bën një punë që ta kthejë në mirëqenie familjare.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.