Kryesore

“Kur greva e urisë shikohet si mjet për të zgjidhur problemet…”- Nesho: Gjakpirësit e pushtetit s’ngopen me sakrificat ekstreme të pedagogëve!

18:06 - 01.11.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Zëvendëskryetari i Partisë së Lirisë, Agim Nesho ka reaguar në lidhje me protestën e pedagogëve, të cilët ditën e nesërme kanë njoftuar edhe nisjen e grevës së urisë. Sipas Neshos, “kur greva e urisë shikohet si mjet për të zgjidhur problemet regjimi ka shkuar shumë larg dhe nuk ka moral më për të drejtuar vendin”.




Nesho thekson se Partia e Lirisë i bën thirrje Qeverisë të reflektojë dhe plotësojë menjëherë kërkesat e pedagogëve. Sipas tij, zgjidhja financiare është e mundshme por mungon vullneti politik.

“Mjafton skandali i shpenzimeve të luksit me charter të Kryeministrit Rama që kap vlerën e 22 milion eurove, që dëshmon se financat janë por nëse përdoren drejt mund të zgjidhnin edhe kërkesat e nevojshme dhe modeste të pedagogëve”, thuhet në reagimin e Neshos.

Nga Agim Nesho, Kur gjakpirësit e pushtetit nuk ngopen me sakrificat ekstreme të pedagogëve

Nesër, pedagogët që po protestojnë për të drejtat dhe dinjitetin e tyre, për institucione të vërteta të dijes dhe shkencës për të ngritur ndërgjegjën e kombit dhe mbajtur studentët në vendin e tyre, kanë deklaruar se do të hyjnë në grevë urie.

Kur greva e urisë shikohet si mjet për të zgjidhur problemet me një qeveri arrogante dhe të korruptuar dhe kur këtë e ndërmerr ajka e inteligjenës së vendit, kuptohet se regjimi ka shkuar shumë larg dhe nuk ka moral më për të drejtuar vendin. Arroganca vjen nga korrupsioni i madh dhe frika nga transparenca, indiferenca nga siguria që i sjell shteti i kapur, mosdhënia e zgjidhjes nga paaftësia dhe mungesa e vizionit për rolin formues të Universitetit dhe përgatitjen e brezit të ri.

Kur prioritetet e qeverisjes së vendit si shkenca dhe dija ngatërrohen me prioritetet e kanabisit, PPP-të klienteliste apo zbukurimet e panevojshme, kjo qeveri meriton të largohet sa më shpejt nga qeverisja e vendit.

Partia e Lirisë, duke e parë me shqetësimin më të madh situatën, i bën thirrje Qeverisë të reflektojë dhe plotësojë menjëherë kërkesat e pedagogëve. Zgjidhja financiare është e mundshme por mungon vullneti politik.

Mjafton skandali i shpenzimeve të luksit me charter të Kryeministrit Rama që kap vlerën e 22 milion eurove, që dëshmon se financat janë por nëse përdoren drejt mund të zgjidhnin edhe kërkesat e nevojshme dhe modeste të pedagogëve.

Problemi me këtë klikë qeverisëse është mos përkrahja dhe përbuzja e çdo intelektuali, institucioni dhe inisiative akademike, që do t’i jepte vendit perspektivë perëndimore dhe të ardhme të sigurtë!


Shfaq Komentet (1)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.