LAJMI I FUNDIT

‘Pasaportat e arta’ dhe Amnistia Fiskale/ Reagon Jorida Tabaku: Rrezikohet integrimi!

11:35 - 01.11.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryetarja e Komisionit Parlamentar te Integrimit Europian, Jorida Tabaku, ka ngritur dhe nje here shqetesimin lidhur me rrezikun qe i kanoset procesit te integrimit te vendit permes dy nismave qe ka marre qeveria per amnistine fiskale dhe pasaportat e arta.




Duke cituar progresraportin, Tabaku kujtoi qëndrimin e BE, ne lidhje me keto dy niosma per te cilat BE eshte shprehur kundër dhe ka paraqitur dhe kritikat.

“Sa i përket informacionit për datat e screening, ne nuk kemi asnjë informacion si Kuvend. Dhe do të kisha dëshirë që ne të merrnin raporte periodike, duke pasur parasysh edhe ndarjen që kanë deputetët e këtij komisioni dhe background-in që kanë.

Në progres raport ngrihen disa çështje.

Meqenëse së shpejti znj.Pirdeni do të jetë së bashku më zv.ministrat e tjerë, për të raportuar për procesin e screening. Çfarë qëndrimi do të mbani znj.Pirdeni për Ligjin e Amnistisë Fiskale?

Raporti thotë se “Miratimi i amnistisë tatimore dhe penale kundër këshillave të BE-së dhe Moneyval-it mund të rrezikojë përparimin në këtë fushë si dhe luftën kundër pastrimit te parave”.

Çfarë qëndrimi do të mbani znj.Pirdeni për sa i përket skemës së nënshtetësisë, pasaportave të arta?

Dua t’ju kujtoj se progres raporti thotë “Shqipëria duhet të përmbahet nga zhvillimi i një skeme të nënshtetësisë së investitorëve pasi do të përbënte rreziqe për sa i përket sigurisë, pastrimit të parave, evazionit fiskal, financimit të terrorizmit, korrupsionit dhe infiltrimit nga krimit të organizuar dhe do të ishte i papajtueshëm me AKI të BE”.

Çështja e korrupsionit, përsëri përgjegjësi e znj.Pirdeni dhe Ministrisë së Drejtësisë. Raporti nënvizon se korrupsioni mbetet i përhapur në fushat e jetës publike dhe biznesit. Efikasiteti mbetet për tu parë, sa i takon drejtorisë së re anikorrupsion në Ministrinë e Drejtësisë.

Rritja e numrit të dënimeve të zyrtarëve të lartë, mbetet ende për tu parë.

Duhet të ketë veçanërisht kujdes vitin e ardhshëm, SPAK duhet të rrisë buxhetin, burimet, etj. Të njëjtat rekomandime jepen edhe për çështjen e pronës, të cilat unë personalisht e kam ndjekur në vite, procesi i kompensimit të pronës ka ndaluar”, tha Tabaku.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.