AKTUALITET

“Greva e urisë është alarmi i kuq”, Kovaçi thirrje Ramës: Ndaloni sulmin ndaj pedagogëve, po kërcënohen kolegët tanë

19:22 - 02.11.22 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kreu i Sindikatës së Pedagogëve, Sandër Kovaçi thotë se nuk kanë hequr dorë nga kauza e tyre, madje do të shkojnë deri në grevë urie.




Me anë të një deklaratë, ai i bëri thirrje kryeministrit Edi Rama që të marrë parasysh kërkesat e tyre dhe të tërhiqet nga deklaratat cinike.

Ai u shpreh se kolegët e tij po shantazhohen dhe kërcënohen, për të hequr dorë nga nisma për grevë urie, që sic thekson është “alarmi i kuq që s’doni ta shikoni”.

Kovaçi: Një kauzë që i përket jo vetëm dinjiteti të intelektualëve, por gjithë vendit, dëshmon se sa thellë ka hyrë kjo gjë në arsim. Po kërcënojnë kolegët tanë që po ndërmarrin hapin e grevës së urisë. Mos reagimi është plaga më e madhe e shoqërisë. Kjo protestë tregon se si kjo shtresë shoqërore po përballet me shtrëngime. I nderuar zoti kryeministër kjo është një njësi e dritës që përdor forcën e argumentit. Greva e urisë është alarmi i kuq që ju nuk doni ta shikoni. Ndaloni sulmin ndaj pedagogëve, greva jonë është e drejtë e ligjshme.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.