LAJMI I FUNDIT

Britania nuk “dorëzohet” përballë shqiptarëve, Sunak bën gati marrëveshjen me Francën për rritjen e kontrollit ndaj emigrantëve

14:18 - 06.11.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryeministri britanik Rishi Sunak i ka kërkuar Sekretarit të Brendshëm të tij të nënshkruajë marrëveshjen më të madhe ndonjëherë me Francën për të ndaluar emigrantët e paligjshëm në bregun jugor.




Kryeministri do të takohet nesër me presidentin francez Emmanuel Macron në samitin COP27 në Egjipt për të sqaruar detajet e marrëveshjes të cilën, Mbretëria e Bashkuar shpreson ta nënshkruajë në javët e ardhshme dhe që do të nënkuptonte një rritje të oficerëve francezë që patrullojnë plazhet e brigjeve ku emigrantët kalojnë.

Marrëveshja vjen pasi Suella Braverman paralajmëroi në një artikull për Daily Mail se shumë shqiptarë bëjnë pretendime ‘të rreme’ se janë ‘skllevër modernë’, pavarësisht se paguajnë mijëra për të shkuar në Mbretërinë e Bshkuar duke abuzuar me ligjin sipas saj.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.