AKTUALITET

“Doja t’i ruaja nga e keqja”/ Zbardhet dëshmia e radikalistit që mbajti të ngujuar për 6 vite gruan dhe fëmijët!

10:57 - 07.11.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me arrestimin e 52-vjeçarit Xherxh Laçi, i cilësuar nga policia si radikalist. Gjatë marrjes në pyetje, Laçi ka mohuar të ketë dhunuar bashkëshorten e tij Elena, si dhe dy djemtë, A.S dhe S.L, përkatësisht 15 dhe 17 vjeç. 52-vjeçari Laçi ka dëshmuar para oficerëve të policisë dhe të Antiterrorit se nuk i linte fëmijët të dilnin nga banesa për të mos u infektuar.




“Kam ndjekur parimet e mia fetare. Fëmijët dhe bashkëshorten nuk i kam lënë të dalin për t’i ruajtur nga e keqja. Nuk doja që ata të nisnin drogën apo të infektoheshin”, ka pohuar Laçi.

Por krahas dëshmisë së tij, dy djemtë dhe nëna e tyre kanë treguar në prani të psikologëve se ata dhunoheshin sistematikisht. Tashmë ata janë dërguar në një qendër rehabilitimi.

Xherxh Laçi, i njohur edhe me emrin Gjergj Laçi pritet të dalë të martën në Gjykatën e Tiranës për t’u njohur me masën e sigurisë. Laçi u arrestua ditën e djeshme, 6 nëntor nga policia e Tiranës. Policia bëri me dije se 52-vjeçari ka qenë i dënuar më parë për armëmbajtje pa leje.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.