![GSH APP](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/gshok.jpg)
![Download on Apple Store](https://balkanweb.com/wp-content/uploads/2019/01/ios.jpg)
![Get it on Google Play](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/android-app.png)
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka paralajmëruar se me projektin e ri të Portit të Durrësit mund të ketë pasoja katastrofike për ekonominë e vendit. Në një konferencë për mediat Meta tha se pjesë e këtij projekti është bërë dhe një kompani tjetër nga Dubai, offshore.
“Nuk ka asnjë informacion apo transparencë që do të parandalonin dëmet e mln euro për qytetarët shqiptarë. Në 27 tetor, sipas akteve të qeverisë na shfaqet si investitorë dhe një kompani tjetër me bazë në Dubai e themeluar në 2015-ën, një kompani offshore. Është e qartë se kjo është aferë tipike mafioze kundër interesave kombëtare, strategjike edhe në drejtim të sigurisë kombëtare dhe të pozitës së Shqipërisë sa i takon rolit të saj sa i takon zhvillimit ekonomik të gjithë rajonit. Është aferë që mund të rezultojë me pasoja katastrofike për vendin dhe për mungesën e zhvillimit të së ardhmes dhe për vetë financat publike. Ndaj PL do të investojë më tej dhe do të bëjë përgjegjëse çdo autoritet.”, tha Meta.