EKONOMI

Raporti i kredive me probleme ra në 5.06% në muajin shtator!

07:10 - 11.11.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Raporti i kredive me probleme ka rënë përsëri në muajin shtator, duke shënuar një rekord të ri për 14 vitet e fundit. Statistikat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se ky tregues zbriti në 5.06%, nga 5.2% që kishte qenë në gusht dhe 6.49% në të njëjtën periudhë të një viti më parë. Deri tani, efektet e inflacionit të lartë nuk janë ende të dukshme në cilësinë e portofolit të kredisë së sektorit bankar.




Një ndikim të konsiderueshëm në uljen e vazhdueshme të raportit të kredive me probleme po jep edhe vijimësia e rritjes me ritme dyshifore të portofolit të kredisë për ekonominë. Vlera e portofolit në fund të shtatorit arriti në pothuajse 718 miliardë lekë, në rritje me 12.7% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Megjithatë, Banka e Shqiëprisë dhe drejtuesit e bankave tregtare kanë paralajmëruar lidhur me rreziqet për një rritje të mundshme të kredive me probleme gjatë periudhës në vazhdim.

Rritja e çmimeve po ul aftësinë paguese të familjeve dhe pritet të reflektohet gradualisht në ngadalësim të konsumit, të përcjellë efekte negative në bilancet e biznesit dhe të frenojë investimet e reja. Kjo tablo pritet të sjellë ngadalësim të ndjeshëm në ritmet e rritjes ekonomike, të paktën për periudhën 2022-2023. Paralelisht me inflacionin e lartë, rritja e shpejtë e normave të interesit të kredive do ta bëjë më sfiduese gjendjen financiare të huamarrësve.

Drejtuesit e sektorit bankar mendojnë se raporti i kredive me probleme mund të rritet vitin e ardhshëm, por për momentin ata besojnë se kjo rritje do të jetë në përmasa të kufizuara dhe jo shujmë larg niveleve aktuale. Nga aant jetër, sektori bankar po shfaq sinjale të shtuara kujdesi.

Gjatë tremujorit të tretë të vitit të dhënat tregojnë se bankat kanë rritur ndjeshëm shpenzimet për provigjione të lidhura me kreditë me probleme. Për 9-mujorin 2022, këto shpenzime arritën në 2.9 miliardë lekë, në rritje me tre herë e gjysëm krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Megjithëse raporti i kreidve me probleme ka vijuar rënien, kjo rritje e provigjioneve mund të jetë tregues i pritshmërive për një përkeqësim të cilësisë së portofolit të kredisë në të ardhmen e afërt.

Gjithashtu, në Vrojtimin e Aktivitetit Kreditues për tremujorin e tretë të vitit bankat raportuan shtrëngim të standardeve, si për biznesin, ashtu edhe për individët. Vetë rritja me norma të shpejta e normave të interesit pritet të japë një ndikim të pashmangshëm në ritmet e kredidhënies.

Yield-et e bonove 12-mujore, treguesi referues për kreditë afatgjata në lekë kanë arritur nivelet më të larat që prej vitit 2013, ndërsa në 12 muajt e fundit janë rritur me katër pikë përqindje. Interesat e kreidve të reja e reflektojnë gjithashtu qartë për këtë tendencë. Norma mesatare e interesit të kredive të reja u rrit për të tretin muaj radhazi ën shtator dhe arriti nivelin më të lartë që prej vitit 2018./monitor


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.