LAJMI I FUNDIT

“Ky mund të jetë Botërori im i fundit, shpresoj që të shkruaj historinë me Brazilin”/ Çfarë nënkupton Neymar?

21:52 - 13.11.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ky mund të jetë Botërori i fundit në të cilin do luajë Neymar. Diçka të tillë e ka deklaruar vetë lojtari 30-vjeçar i Brazilit, në një intervistë të dhënë.




“Nuk mund t’iu garantoj se do të luaj në një tjetër Kupë Bote, e them me sinqeritet se nuk e di. E sigurt është se këtë Botëror do ta luaj si të jetë i fundit. Në kombëtare mund të ndryshohet trajneri dhe ai i riu që do të vijë mund të mos më pëlqejë. Kam një histori të mirë në kombëtare dhe dua ta ruaj diçka të tillë.Ka shumë njerëz që nuk na pëlqejnë apo na besojnë, por do t’iu provojmë të kundërtën. Kjo kombëtare ka shumë kualitet dhe mund të shkojë larg. Më pëlqen të fitoj dhe shpresoj që emri im të gdhendet në historinë e futbollit”, tha Neymar.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.