AKTUALITET

Automjeti godet karrocën që tërhiqej nga kafsha, përfundon në spital 80 vjeçari

18:54 - 16.11.22 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një aksident ka ndodhur sot në Maliq ku një makinë është përplasur me një karrocë të tërhequr me kafshë pune që drejtohej nga një 80-vjeçar. Ky i fundit ka marrë dëmtime dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.




Maliq/Informacion paraprak

Më datë 16.11.2022, rreth orës 17:40, në aksin rrugor Korçë-Liqenas, në afërsi të fshatit Zvezdë, Maliq, automjeti tip “Volkswagen” me drejtues shtetasin A. K., 27 vjeç, banues në fshatin Vloçisht, Maliq, është përplasur me një karrocë të tërhequr me kafshë pune, me drejtues shtetasin A. A., rreth 80 vjeç, banues në fshatin Gollobërdë, Maliq, i cili për pasojë ka marrë dëmtime dhe u dërgua për mjekim në spitalin e Korçës, aktualisht jashtë rrezikut për jetën.

Me shtetasin A. K., po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.