Kryesore

“Aferë e përbindshme!”- Paralajmërimi i Ramës për të folur të enjten në Kuvend mbi Portin e Durrësit, Vasili: Largojini fëmijët nga ekrani

13:18 - 19.11.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili ka ironizuar me deklaratën e kryeministrit Edi Rama se të enjten e radhës në Parlament do u japë shpjegime shqiptarëve në lidhje me projektin për Portin e Durrësit.




Ju flet Radio Rama; te Enjten ne ora 10.00 do te trasmetojme Emisionin:
” Nje thes me genjeshtra per Portin e Durresit.Skenari, Regjia dhe Skenografia Edi Rama dora vete. Ju ftojme te mos na ndiqni”.

Rama ka bere ciu ciu prap per Portin e Durresit dhe ka thene qe do vije ne Kuvend e do na çudise.
Po çdo na çudise më?
Ja ka arritur per se mbari te na çudise me Manhattanin e Zagrebit
Te enjten Rama do tregoje perrallat me Manhattanin e Alabbarit ne Zagreb, e mirepresim genjeshtarin!”, shkruan në rrjetet sociale Vasili.

Më tej deputeti i PL shkruan se Porti i Durresit eshte “afere e perbindshme dhe s’ka genjeshter te Edi Rames, qe e shfajson dot kete pervecse e rendon keq e shume me keq”.

Skenari i te enjtes permban edhe tre pika te tjera te rendit te dites per prezantimin nga qeveria e Paketes se re Qeveritare:
“Genjeshtra Made in Rama” :

1.Rrefim per protestuesit ne Algjeri ne kohen e Pandemise, qe Rama i shnderroi ne shperndarje nga policia me dhune ne Spanje.

2.Rrefim nga Rama per burgun imagjinar per energjine ne Zvicer si nje genjeshter madheshtore made in Rama.

3.Rrefim se si Rama e beri pasurine e kartelit meksikan te droges ne Sinaloa me te madhe se GDP e Gjermanise megjithse ishte 1200 here me e vogel.

Te enjten largojini femijet nga ekrani sepse do te hapet puseta e genjeshtrave dhe eshte krim te infektohen me virusin e genjeshtres Made in Rama.

P.S. Porti i Durresit eshte afere e perbindshme dhe s’ka genjeshter te Edi Rames, qe e shfajson dot kete pervecse e rendon keq e shume me keq“, shkruan Vasili.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.