Kryesore

“Kurbani”/ Vizita në Panairin e Librit, Berisha akuza Ramës: Mendon se me një libër ndërtoi Sarajet e Surrelit!

13:49 - 19.11.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ish-kryeministri Berisha ka akuzuar Ramën se po ndjek një politikë anti-libër me taksat ndaj shtypshkronajve dhe shtëpive botuese, teksa theksoi se kreu i qeverisë mendon se me librin e tij “Kurban” ndërtoi Sarajet e Surrelit.




Pasi vizitoi Panairin e Librit, Berisha u premtoi autorëve se një politikë tjetër krejtësisht e ndryshme nga kjo do të instalohet, duke theksuar se “do hiqet taksa për shtëpitë botuese dhe ajo e shtypshkronjave do të jetë në nivelet më të pranueshme”.

Sali Berisha: Sot në këtë panair, festival madhështor i librit, me gjeninë e tyre krijuese, ata janë kontributorët kryesorë në forcimin, shkëlqimin e identitetit tonë kombëtar. Asgjë nuk lidhet me identitetin e shqiptarëve më shumë se gjuha dhe libri e libri dhe gjuha.

Në këtë kontekst, kjo mori publikimesh shqiptare dhe të huaja në gjuhën tonë amtare, përbëjnë një arritje të re, për kulturën, letrat shqipe.

Por unë jam këtu për të dënuar politikën antilibër, antikombëtare të Edi Ramës, të këtij armiku të egër të librit, kulturës, të këtij antishqiptari që i futi buldozerët Teatrit Kombëtar, që mbuloi me ndërtime 120 objekte të trashëgimisë kulturore, që po rrënon Butrintin dhe vlerat e tjera të mëdha.

Por jam këtu për të denoncuar qëndrimin antilibër të tij. Shqiptarët duhet ta dinë se libri këtu tatohet më shumë se kudo në Europë. Shqiptarët duhet ta dinë se ato përpjekje që u bënë për të krijuar, jetësuar bibliotekat në të gjitha shkollat e vendit, ato fonde që u përcaktuan për të blerë libra për ato biblioteka, u ndaluan me një vendim antilibër të Edi Ramës.

Kur flasim për librin nuk mund të mos parashtrojmë këtu të gjitha problematikat e mëdha që ka krijuar ky njeri që për veten e vet, pretendon se me një libër ndërtoi sarajet e Surrelit dhe tani takson si shtëpitë botuese, edhe shtypshkronjat, duke rritur kostot dhe ulur tirazhet e librave në mënyrë dramatike.

Kjo politikë antilibër në të vërtetë është politikë e mirëfilltë antishqiptare. Vetëm tarifat dhe taksat dogane që ky vendos e bën librin pothuajse të ndryrë në territorin e Shqipërisë, në një kohë kur ne jemi një komb ku ¾ i kemi në dhera të tjera. Dua të garantoj të gjithë autorët, krijuesit se një politikë tjetër krejtësisht e ndryshme nga kjo do të instalohet.

Se bibliotekat që Borges i quan pothuajse parajsa, do të njohin mbështetje të fuqishme për të blerë dhe pasuruar me librat e autorëve tanë dhe ndërkombëtarë. Se nuk do të ketë taksë edhe për shtypshkronjën edhe për shtëpinë botuese. Përkundrazi ajo e shtëpive botuese do të hiqet dhe ajo e shtypshkronjave do të jetë në nivelet më të pranueshme.

Do të bëhet gjithçka për një hapësirë shqiptare libri. Libri në raportin fiskal nuk do të ketë kufi. Do të ketë një mendësi krejtësisht tjetër. Kolonat e mendimit shqiptar do të jenë kollonat e bibliotekave tona në mbarë Shqipërinë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.