![GSH APP](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/gshok.jpg)
![Download on Apple Store](https://balkanweb.com/wp-content/uploads/2019/01/ios.jpg)
![Get it on Google Play](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/android-app.png)
Çaush Shehaj, 89-vjeçari që ra pre e një grabitje me dhunë në banesën e tij në Mallakastër ka ndërruar jetë në spital.
Pas ngjarjes, News24 ka shkuar në banesën e 89-vjeçarit që ndërroi jetë pasi u dhunua nga grabitës të armatosur, në Klos të Mallakastrës.
Gazetari Ervis Kuçi ka siguruar dëshminë e gruas së viktimës, Çaush Shehajt.
E moshuara tha se ishin dy të rinj ata që i dhunuan ndërsa burri i saj vdiq nga dhuna. E moshuara, e ulur pranë oxhakut të banesës së vjetër, mes lotësh lutet që të ishte ajo në vend të burrit të saj.
“Ishin të rinj ata që na dhunuan. Na dhunuan 2 djem të rinj. S’më vranë mua në vend të Caushit. Caushin e vranë fare. Mua më vranë. Më rrahën”, tha e moshuara.
Shfaq Komentet (0)