Kosova

“Situata në veri të Kosovës, prag konflikti!”, Vuçiç: Informacione nga inteligjenca. Lista Serbe po vjen në Beograd

22:36 - 21.11.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka mbajtur një konferencë pas zhvillimeve të sotshme në Bruksel. Ai ka thënë se sipas informacioneve që ka nga inteligjenca, situata në veri të Kosovës është në “prag konflikti”.




Sipas Vuçiçit, raportojnë mediat serbe, Policia e Kosovës i ka dërguar të gjitha kapacitetet e forcave speciale në veri, në katër pika.

Ai ka njoftuar se përfaqësuesit e Listës Serbe janë duke udhëtuar drejt Beogradit dhe do të arrijnë sonte.

“E di se përfaqësuesit e serbëve do të më thonë se janë ngopur me çdo gjë dhe se më nuk do të vuajnë për asgjë dhe se nuk brengosen më, se të gjithë mund të vdesin, por ata duhet ta dinë se jeta e secilit prej tyre është më e rëndësishme se çkado tjetër”, ka thënë ai.

Vuçiç ka thënë se Serbia do ta zbatojë kërkesën e Brukselit që të mos prodhojë e as rilicencojë më targa për qarkullim brenda Kosovës.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.