Deputeti i PL-së Petrit Vasili ka reaguar pas përjashtimit për 5 ditë nga punimet e Kuvendit pas një përplasje me kreun e grupit të PS Taulant Balla të cilit iu drejtua duke e cilësuar “skizofren”.
Gjatë një lidhje për Euronews Albania, Vasili është shprehur se parlamenti trajtohet si pronë e Ramës ku ai lejohet të thotë çdo gjë.
“Standardi i këtij parlamenti maskarenjsh është që lejon vetëm që të hapet gropa septike e Edi Ramës që lëshon vetëm pisllëk të pafund, qoftë në pikëpamje etike, qoftë në pikëpamje morale dhe politike, por në mënyrë të veçantë etike.
Kemi dëgjuar pisllëqe nga më të ndryshmet nga ai por kjo nuk i shqetëson. Ne komunikojmë lirshëm bashkë me ju dhe nëpërmjet jush me të gjithë qytetarët. Është nervozizëm shumë i madh pasi janë kapur me presh në dorë. Vjedhja e shekullit si është afera e Portit të Durrësit. Sigurisht nuk dinë çfarë bëjnë”, tha Vasili.