![GSH APP](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/gshok.jpg)
![Download on Apple Store](https://balkanweb.com/wp-content/uploads/2019/01/ios.jpg)
![Get it on Google Play](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/android-app.png)
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka paralajmëruar Moskën, se duhet të tërhiqet nga të gjitha territoret e pushtuara, nëse do të ketë ndonjë zgjidhje të qëndrueshme për luftën.
Duke folur në një intervistë për Financial Times, presidenti Zelensky tha se forcat e Putinit duhet të largohen nga e gjithë toka ukrainase, që të ketë ndonjë shpresë për përfundimin e luftës.
“Ne duhet të kthejmë të gjitha tokat, sepse besoj se fusha e betejës është rruga kur nuk ka diplomaci. Nëse nuk mund ta ktheni plotësisht tokën tuaj, lufta thjesht është e ngrirë. Është çështje kohe para se të rifillojë”, tha Zelensky.
Shfaq Komentet (0)