AKTUALITET

“Rama grabiti mandatin e tretë”/ Sali Berisha: Ndihmat e donatorëve janë përdorur për dy qëllime, shpërndau 160 milion euro për fushatën dhe militantët

12:12 - 26.11.22 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në tre vjetorin e tërmetit tragjik në Shqipëri, kryetari i PD Sali Berisha ka denoncuar sot kryeministrin Edi Rama dhe qeverinë e tij se ka përdorur fondet dhe ndihmat për të vjedhur dhe për të blerë vota në zgjedhje.




“Kjo qeveri në emër të fondeve të tërmetit shpërndau 91 milionë euro kurse në 3 muaj fushatë militantëve të vet 160 milionë euro tërësisht”, tha Berisha.

Pjesë nga fjala e Berishës

“Tërmeti i 26 nëntorit 2019, ishte tërmeti më i madh që goditi vendin tonë në 40 vjet, duke shkaktuar një tragjedi të vërtetë njerëzore si dhe dëme materiale të pallogaritshme. Mendimet tona shkojnë në kujtim të 51 viktimave të asaj ngjarjeje të dhimbshme. Me mijëra shqiptarë, brenda dhe jashtë vendit, dhanë gjithçka nga vetja për t’u ardhur në ndihmë familjeve të prekura nga pasojat e tërmetit. Kontributi dhe forca e treguar nga populli shqiptar për të përballuar si një familje e madhe ato ditë të vështira, ende sot më emocionojnë e më japin shpresë për gjërat e mëdha që mund të bëjmë kur ekziston vullneti i përbashkët. Shqipëria do t’i jetë përgjithmonë mirënjohëse të gjitha shteteve që kontribuuan në përballimin e pasojave të tij, kontribut që ishte jetik për mijëra familje.

Unë jam mirënjohës për ndihmën bujare të qeverisë turke. Është e vërtetë që edhe të tjerë bamirës kanë ndërhyrë, por qeveria ka përdorur ndihmat për tërmetin për dy qëllime. Të vjedhë, dhe çdo ndërtim i bërë nga taksapaguesit shqiptar ka kushtuar 5 herë më shumë se ndihmat e donatorëve. Ai i përdori për të blerë votat në mënyrën më kriminale. Në vitin 2021, kjo qeveri shpërndau 91 milion euro, ndërsa në kohën e fushtatë shpërndau 160 milion euro, në zonat e saj elektorale. Sot janë me qindra familje që jetojnë në çadra dhe kontenjere sepse ndërtimi i shtëpive është shumë larg. Ky tërmet dëshmoi histori dhimbje dhe korrupsioni. Jam këtu për tu shprehur ngushëllimet nga tërmeti dhe theksoi se për 51 shqiprtra të marrë nga korrupsioni qeveritar për banesat që ishin bërë të pabanueshme, nuk ka sot asnjë drejtësi për ata persona. Duhej të arrestoheshin ministra dhe drejtorë të rëndësishëm por nuk ndodhi. Rama grabiti mandatin e tretë dhe vazhdon me një cinizëm të pashembull për të vjedhur dhe për të larguar shqiptarët nga Shqipëria.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.