AKTUALITET

“Shoqëria po shkatërrohet”/ Sali Berisha për situatën e arsimit: Shkollat po marrin emrat e eksponentëve të Partisë Socialiste

12:39 - 26.11.22 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në komunikimin e përjavshëm me qytetarët në Facebbok, ish-Kryeministri i vendit Sali Berisha theksoi krizën në të cilën ndodhet arsimi dhe shoqëria shqiptare. Berisha vuri në dukje edhe absurdin që po ndodh me emërtimet e shkollave në vend, të cilat në shumicën e rasteve kanë marrë emrat e eksponentëve të Partisë Socialiste.




Përgjigja e Berishës

Arsimi në vend është në një situatë rrënimi, shkatërimi, shpërbërje, njëlloj siç është shoqëria. Arsimi është rrudhur siç po rrudhet Shqipëria. Sot arsimi është në krizë, kjo narkoqeveri flet haptaz për arsimin tonë. Në këtë kontekst shkollat marrin emrat e eksponentëve të PS, paçks se mund të kenë patur procese ose sanjë meritë për arsimin por vetëm se kanë qenë anëtarë të PS. Këtë gjë Enver Hoxha nuk e bëri. Edhe kur i nxirrte në pension nuk u vinte emrat. Këtë e bën vetëm Rama. Sot pasi mbaron shkollën një i ri duhet të sorollatet, pasi portali i mësuesisë është portali i partisë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.