LAJMI I FUNDIT

I mjafton vetëm një goditje në portë/ Kosta Rika mund Japoninë, hapet grupi E

13:27 - 27.11.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një tjetër surprizë është shënuar në fazën e grupeve të Kupës së Botës. Kosta Rika hap plotësisht Grupin E, duke mundur me shifrat 1-0 Japoninë, e cila shihej si favorite pas suksesit të saj ndaj Gjermanisë pak ditë më parë.




Skuadra e Amerikës Qendrore, pas humbjes 7-0 përballë Spanjës mendohej jashtë Botërorit, por ajo ka ringjallur shanset e saj duke hapur plotësisht grupin teksa ka mundur japonezët në një ndeshje ku luajti thuajse gjatë gjithë kohës vetëm në mbrojtje. Kosta Rika i rezistoi sulmeve të japonezëve që rrallëherë vunë në rrezik Kejlor Navas dhe me një kundërzbritje në minutat e fundit, shënuan me Fuller me atë që ishte gjuajtja e vetme në portë për ta.

Kështu, të dy skuadrat shkojnë në ndeshjen e fundit në grup me shanse reale për t’u kualifikuar, sido që të përfundojë ndeshja mes Spanjës dhe Gjermanisë, në një grup i cili është më i hapur se sa mendohej pas ndeshjeve të para. /PanoramaSport


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.