AKTUALITET

Protesta e dhjetorit dhe aksioni opozitar, Meta i shkon në zyrë Berishës

11:29 - 30.11.22 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka shkuar këtë të mërkurë në selinë e PD-së, ku pritet të ketë një takim me kryetarin e Partisë Demokratike Sali Berisha.




Takimi i tyre vjen pak ditë para protestës së thirur më 6 dhjetor.

Më 29 nëntor, Meta konfirmoi pjesëmarrjen e PL-së në protestën e thirrur nga Berisha në ditën kur në Tiranë do të mbahet samiti i liderëve të BE me Ballkanin Perëndimor.

Refuzimit të Policisë së shtetit dhe Bashkisë së Tiranës për t’u mbledhur më 6 dhjetor në Bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’, me justifikimin se është brenda perimetrit të sigurisë së vendosur për garantimin e zhvillimit normal të samitit, Meta iu përgjigj:

“Siguria në Shqipëri është nën kërcënimin e mafies në pushtet dhe kurrsesi të qytetarëve të lirë. Së dyti nuk është protestë ndaj kryetarit të bashkisë, pasi bileta e tij është pa kthim më 14 maj, por është njoftuar manifestim pro europian që e gjithë Shqipëria dëshiron të japë mesazh mirënjohje për vendimin me rëndësi edhe gjeopolitik të BE, për të nxitur Shqipërinë dhe vendet e tjera që të ecin në rrugën e integrimit europian. Në Shqipëri nuk ka asgjë dhe s’duhet të ketë asgjë më të rëndësishme se Kushtetuta dhe mbi Kushtetutën është populli europian i Shqipërisë. Dhjetori është muaji i demokracisë. Manifestim paqësor. Dhjetori është muaji i demokracisë dhe i Europës”, tha ai.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.