Ndeshja mes Serbisë dhe Zvicrës në Botërorin e Katarit solli emocione të forta, tensione, festime të çmendura edhe zënka. “Helvetët” kanë siguruar kualifikimin në fazën tjetër, ndërsa Serbia u eliminua në fazën e grupeve.
Pas golit të parë të Zvicrës nga futbollisti me origjinë shqiptare, Xherdan Shaqiri një tifoze në stadiumbëri shqiponjën me duar.
Shqiptarja u shoqërua nga rojet e sigurimit pasi veprimi i saj nuk iu pëlqeu serbëve.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, tifozja ka treguar se ajo ishte ulur pranë tribunës së serbëve dhe ata menjëherë njoftuan rojet e sigurisë.
Mahalla u shpreh se pas veprimit ajo u detyrua të ndryshonte tribunë.
Shfaq Komentet (0)