LAJMI I FUNDIT

Iu deshën 5 Botërorë, Mesi thyen mallkimin në ndeshjen e 1000-të në karrierë

22:23 - 03.12.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Lionel Mesi i ka dhënë sot fund një mallkimi që e përndiqte që kur kishte luajtur për herë të parë në një Kupë Bote, në vitin e largët 2006. Një mallkim që ka marrë fund sot ndaj Australisë, në atë që ishte ndeshja e 1000-të e tij si futbollist profesionist.




Për lojtarin argjentinas, në çdo Botëror vihej në diskutim aftësia e tij për të drejtuar ekipin për faktin e thjeshtë se nuk shënonte kurrë në fazën me eliminim direkt, atëherë kur yjet marrin mbi shpatulla ekipin dhe zgjidhin situatat.

Por gjithçka mori fund sot, me golin e tij, duke i dhënë avantazhin Argjentinës ndaj Australisë dhe duke e ndihmuar që të kalonte edhe legjendën Diego Armando Maradona në renditjen e të gjitha kohëve. “Pibe D’Oro” është ndalur në kuotën e 8 golave në Botërorë, ndërsa Mesi me golin e sotëm arriti numrin 9./ PANORAMASPORT.AL


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.