Kryesore

“Orkestrim për të shpërfytyruar opozitën!”- Paralajmëron Belind Këlliçi pas grushtimit të Berishës: Protestat do të vazhdojnë

17:22 - 07.12.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Deputeti i Partisë Demokratike Belind Këlliçi ka reaguar në lidhur me sulmin ndaj ish kryeministrit Sali Berisha një ditë më parë në protestë.




Ai shkruan se nga të gjithë faktet dhe të gjithë burimet, informacionet të çojnë drejt emrit të Edi Ramës.

Po ashtu, Këlliçi shton se sulmi ndaj Sali Berishës është orkestruar me synimin për të përfytyruar opozitën, por thekson se Berisha nuk i shkoi pas fillit këtij skenari.

“Nga të gjithë faktet që disponojmë dhe të gjitha burimet që përcjellin informacion në Partinë Demokratike, të shpien në një emër: Edi Rama! Sulmi ndaj Sali Berishës është orkestruar me synimin për të shpërfytyruar opozitën në një kundër-reagim agresiv, për të gjeneruar dhunë në një protestë paqësore.

Opozita shqiptare dhe Sali Berisha nuk i shkuan pas fillit këtij skenari, duke i hequr Ramës mundësinë për të bërë kurban opozitën në sy të ndërkombëtarëve.  Opozita nuk bie knock out. Protestat do të vazhdojnë”, deklaron ai.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.