AKTUALITET

“Qeveria e prishi për tekat e veta!”- Shembja me tritol e ‘Prestige Resort’, qytetarët në rrethe të prekur: Ky është shteti i Edi Ramës, s’ka drejtësi

16:42 - 07.12.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Qytetarët e konsiderojnë sjellje hakmarrëse të kryeministrit Edi Rama shembjen e “Prestige Resort” dhe e dënojnë ashpër këtë sulm.




Ata shprehen se Rama goditi në mënyrë të shëmtuar një biznes të ligjshëm dhe fjalën e lirë.

Mendimet e qytetarëve:

-Qeveria e prishi Prestige Resort për tekat e veta. Është cënuar fjala e lirë. Nuk ka drejtësi këtu

-Një punë të tillë mund ta bëjnë vetëm talebanët, ata fusin tritole e shkatërrojnë. ne jemi për ndërtim jo për shkatërrim. Shyqyr që po mbushet vendi me ndërtesa të tilla po zbukurohet, por ky vend nuk zbukurohet se po ikin të tërë. Pa diskutim që është cënuar fjala e lirë. Ai i ka marrë të gjitha pushtetet. Nuk len askënd me çu kokën. Kjo është Shqipëria që po shohim sot.

-Është një krim i madh, e dinë ata qeveritarët, ama punë më kriminale nuk ka më. Duhej të mos ishte lejuar, ose të pritej gjykata, por jo me prish atë. S’ka diskutim që po sulmohet media dhe fjala e lirë.

-Për ta prish është kollaj, por është zot për ta bërë. Është një soj si të prishës shtëpinë time, tënde. Është gabim i madh, çështje partie. Çdo bukuri që bëhet duhet të ruhet. Rama e ka bërë për shkak të inatit, e kam ndjekur këtë çështje.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.