EKONOMI

Pagat skandaloze dhe mungesa e zhvillimit profesional, ndër arsyet kryesore të largimeve nga Shqipëria! Zusi: Njerëzit duhet të ndjehen të respektuar

14:46 - 08.12.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në një raport të fundit të Komisionit Europian 69 % e punonjësve shqiptarë janë të pakënaqur në ambientet e tyre të punësimit.




Në një intervistë, eksperti i punësimit Erion Muça shpjegoi që arsyet janë të njëjta me ato të largimit jashtë dhe që kanë të bëjnë kryesisht me pagën e ulët dhe mungesën e zhvillimit profesional.

Sipas tij, ka dhe arsye të tjera, por dy arsyet e para janë dhe arsyet që të rinjtë të largohen jashtë.

Ndërkohë që kreu i shoqatës së eksportuesve shqiptarë Alban Zusi theksoi që është koha që sipërmarrësit shqiptarë të ndryshojnë sjelljen e tyre ndaj punonjësve, në të gjitha nivelet, që nga më të ulëtat, deri te ato më të larta.

Për ekspertin e punësimit Erion Muça ‘vizioni dhe mentaliteti i një pjese të sipërmarrësve nuk e shohin investimin te punonjësit si një formë që do të maksimizojë fitimin dhe të ardhurat e tyre sepse një pjesë e tyre kanë arritur që ta kenë dhe ta formojnë biznesin me forcat e tyre’.

Nga ana tjetër, sipas tij as konsumatorët nuk kanë qenë agresivë ndaj sipërmarrësve, duke bërë zgjedhje të tjera, nëse nuk marrin shërbimin e duhur nga punonjësit.

Kreu i eksportuesve shqiptarë Alban Zusi tregoi eksperiencën e tij personale në sipërmarrjen e tij private.

“Prej dy vitesh ne kemi shtuar funksionin e menaxherit të burimeve njerëzore, doli në mënyrë sporadike, impakti ka qenë i shkëlqyer. Jemi përfshirë në disa iniciativa globale, dhe javën tjetër me një sociolog, filozof, një proces që do të kenë një pyetësor psikologjik social, cilat janë pritshmëritë e punonjësve”.

Edhe kreu i eksportuesve shqiptarë Alban Zusi përmendi faktin që një nga problemet është largimi i punonjësve.

“Një nga problemet që kemi sot, është largimi, e them që e kemi rritur me 10% stafin në këto kohë. Njerëzit na e kanë ndryshuar qasjen, ndërmarrja nuk është vetëm një entitet prodhues, por është një familje e madhe, ku njerëzit duhet të ndihen të respektuar, kemi njerëz më paga shumë të larta, që nuk kanë pasur respekt”.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.