![GSH APP](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/gshok.jpg)
![Download on Apple Store](https://balkanweb.com/wp-content/uploads/2019/01/ios.jpg)
![Get it on Google Play](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/android-app.png)
Danjel Pepaj është vënë në pranga nga Policia e Malësisë së Madhe këtë të premte, pas më shumë se dy vitesh nga koha ku vrau me armë zjarri dy persona.
Më 11 Tetor, 2020 Gjykata e Shkodrës vendosi “arrest me burg” për Rrok Pepajn, babanë e Danjel Pepajt të akuzuar për vrasjen e dy të rinjve në Malësinë e Madhe. Rrok Pepaj tha se nuk ka dijeni për parcelat me kanabis duke u shprehur se merrej me mbledhjen e boronicave.
Klement Pepaj dhe Vilson Çutaj u gjenden të vdekur në zonën e Rrencit në Malësinë e Madhe dhe dyshohet se janë vrarë nga Daniel Pepaj, i cili u shpall në kërkim nga policia. Dyshohej se konflikti mes të rinjve ndodhi për shkak të vjedhjes së një sasie lënde narkotike.
Familja e Rrok Pepajt u ngujua në banesën e tyre nga frika e ndonjë hakmarrjeje të mundshme.
Njoftimi:
Malësi e Madhe/Shkodër
Finalizohet operacioni policor i koduar “Vrith”, për kapjen e një personi në kërkim, me rrezikshmëri të lartë shoqërore.
Vihet në pranga 27-vjeçari, për vrasje të dyfishtë me armë zjarri.
Shërbimet e Komsiariatit të Policisë Malësi e Madhe, në bashkëpunim me Forcën Operacionale të DVP Shkodër, ndaluan shtetasin:
-D. P, 27 vjeç, banues në fshatin Vrith, Malësi e Madhe.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Shkodrës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me paramendim”, e kryer në bashkëpunim”, “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit luftarak” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike”.
27-vjeçari dyshohet se në fshatin Vrith, më datë 03.10.2020, ka vrarë me armë zjarri, shtetasit V. Ç. dhe K. P.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.