![GSH APP](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/gshok.jpg)
![Download on Apple Store](https://balkanweb.com/wp-content/uploads/2019/01/ios.jpg)
![Get it on Google Play](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/android-app.png)
Pas dy vitesh arrati, Danjel Pepaj, autori i vrasjes së dy kushërinjve të tij Vilson Çutaj dhe Klement Pepaj në Malësi të Madhe, u arrestua sot nga policia e Shkodrës.
Shkak i vrasjes është bërë një mosmarrëveshje mes të rinjve për parcelat me kanabis. Asokohe, Vilsoni akuzonte Danjelin se i kishte vjedhur një sasi kanabisi.
Sëbashku me Klementin, Vilsoni shkoi për të sqaruar Danjel Pepajn, të cilin e dhunuan fizikisht. Më pas, Danjeli pranoi se i kishte vjedhur sasinë e lëndës narkotike, dhe u propozoi dy të rinjve që t’u kthente prapsht sasinë që i kishte mbetur.
Të rinjtë, më 3 tetor 2020 udhëtuan drejt vendit malor ku kishin mbjellur parcelat me kanabis. Pas kësaj dite, dy të rinjtë nuk u kthyen më, ç’ka ngriti shqetësim të familjarët dhe të afërmit e tyre të cilët i denoncuan në polici si të zhdukur.
Danjeli i qëlloi me armë dy të rinjtë. Sipas hetimeve të asaj kohe, rezultoi se Vilsoni dhe Klementi u qëlluan me plumb pas shpine.
Pas kontrollit të territorit, jo shumë larg trupave të dy viktimave janë gjetur 2 parcela, ku njëra ishte vetëm me gropa të hapura por të pambjella, ndërsa në tjerën kishte 29 bimë narkotike të mbjella.
Gjithashtu në të njëjtën zonë kishte 2 ambiente pushimi kasolle dhe vende për tharje të improvizuara të bimëve me dru, por që ishin djegur plotësisht. Në raport thuhet se pasi është përfunduar dokumentimi i kësaj vendgjarje, është asgjësuar bima narkotike me anën e djegies.
Ndërkohë babai i Daniel Pepajt, Rrok Pepaj është lënë në burg në 2020-tën pasi akuzohet se mund të ketë pasur dijeni për vrasjen e dy kushërinjve dhe po ashtu për parelat e mbjella me kanabis.