AKTUALITET

Haradinaj hedh akuza ndaj Kurtit: Ka refuzuar ta ndjekë rrugën amerikane, po i shërben interesave ruse dhe serbe

19:03 - 12.12.22 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, në një shkrim të gjatë të publikuar në llogarinë e tij personale në Facebook, ka hedhur një sërë kritikash ndaj kryeminsitrit të vendit, Albin Kurti.




Haradinaj, konsideron Kurti është duke refuzuar ta ndjekë rrugën amerikane, dhe është duke i shërbyer interesave ruse dhe serbe për destabilizimin e veriut dhe të rajonit.

“Përfundimisht, kryeministri Kurti duke refuzuar ta ndjekë rrugën amerikane, është duke i shërbyer interesave ruse dhe serbe për destabilizimin e veriut dhe të rajonit. Jam i bindur se SHBA dhe NATO nuk do ta lejojnë një gjë të tillë, dhe do të kthehet normaliteti në veri”, ka thënë ai.

Haradinaj shtoi se pas përshkallëzimit të situatës në veri të Kosovës nga gjendja e krijuar, secili që ka qenë i përfshirë në akte kriminale, do të marrë ndëshkimin e merituar, e ata që ishin në shërbim të atdheut, posaçërisht policët e Kosovës, do t’i marrin meritat.

“Pas sanimit të pasojave nga gjendja e krijuar, secili që ka qenë i përfshirë në aktet kriminale në veri, do ta marrë ndëshkimin e merituar, por edhe meritat për të gjithë ata që ishin në shërbim të mbrojtjes së Atdheut, posaçërisht policët, të cilëve Kosova u ka shumë borxh”,  u shpreh Haradinaj.

Sipas tij, Kurti duhet të ndërrojë kurs të qeverisjes ose të lëshojë rrugë.

“Por a është e humbur shpresa për Kosovën dhe a mund të kthehet ajo në drejtimin e duhur. Sigurisht se po, por jo me këtë qasje që e ka kryeministri. Ai duhet të ndërrojë kurs, ose duhet të lëshojë rrugë. E para, Kryeministri dhe Qeveria, nuk duhet të ndërmarrin asnjë hap krye në vete e pa koordinim me partnerët strategjikë, SHBA dhe BE, aq më tepër për procese nga të cilat varet perspektiva euro-atlantike e vendit. Me Serbinë nuk mund të merremi vesh pa ndihmën e Amerikës dhe Albin Kurti duhet ta kuptojë këtë”, deklaroi Haradinaj.

“Kryeministri duhet të heqë dorë nga strategjia e tij, për ta ndarë shoqërinë në “Ne dhe Ata”, duhet t’i demobilizojë “aradhat e tij fashiste” të rrjeteve sociale tek të cilat vlon urrejtja ndaj kundërshtarëve të brendshëm, duke mos kursyer as partnerët tanë të jashtëm”.

“Ai duhet ta kuptojë se jemi shumë pak për t’u ndarë, dhe të ndarë e kemi shumë të vështirë, për të mos thënë të pamundur që ta rikthejmë Kosovën në rrugën e duhur”, shkroi Haradinaj.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.