LAJMI I FUNDIT

“Me Holandën nuk duhet të kishim shkuar në shtesë”/ Messi për sfidën ndaj Kroacisë: Do të jetë spektakolare

09:43 - 12.12.22 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Nesër në mbrëmje Argjentina e Lionel Mesit do të kërkojë të sigurojë finalen e saj të gjashtë në histori, që do t’i japë mundësinë të luftojë për të shtuar yllin e tretë në fanellë. Por përveç nisjes pretendente të paktën në letër ndaj Kroacisë, skuadra e Skalonit ka në anën e saj dhe historinë, pasi janë të pathyeshëm në këtë fazë të kompeticionit.




Duke lënë mënjanë Botërorin e 1978-ës të zhvilluar në Argjentinë dhe të fituar po nga ata, kur formati ishte i ndryshëm dhe finalistët përcaktoheshin me grupe dhe jo me përballje direkte, në të katërta gjysmëfinalet e tjera të luajtura, bardhekaltrit nuk e kanë ndërprerë asnjëherë rrugëtimin e tyre në këtë fazë.

Në 1930-ën një fitore 6-1 ndaj SHBA-së e në 1986-ën një 2-0 ndaj Belgjikës, i bashkëngjiten barazimeve 1-1 me Italinë në 1990-ën e atij 0-0 ndaj Holandës në 2014-ën, me këto dy të fundit që kanë qenë pa pasoja për Argjentinën që është kualifikuar nëpërmjet penalltive për në finale, aty ku vetëm një herë (përveç ’78-ës) ka arritur të shpallet kampione, në 1986-ën.

MESI – Nëse në 1986-ën, ishte Diego Maradona që ngrinte peshë një popull të tërë, tani i takon Lionel Mesit ta bëjë këtë dhe të mos ndërpresë të paktën këtë rekord të lavdishëm të të tijve.

MESI

“Të qenit mes katër më të mirave në botë është spektakolare” siç ka treguar vetë kapiteni në një intervistë për të përditshmen argjentinase “Ole”.

“Ndeshja me Holandën ishte një ndeshje që pati gjithçka brenda saj, por gjithsesi mendoj se janë gjëra normale, pasi ishte një çerekfinale Botërori dhe sigurisht që ka tension. Përveç kësaj ishte folur shumë para ndeshjes dhe ishin gjëra që ne nuk na kishin pëlqyer dhe kishim ndierë mungesë respekti”, e nisi arsyetimin e tij Mesi mbi atë që ndodhi në fushë ndaj Holandës, duke treguar më pas edhe përjetimin e tij: “Tani jam më i qetë dhe ndihem shumë i lumtur, pasi ishte një çlirim i madh për të gjithë. Të jem i sinqertë kam vuajtur shumë te penalltitë, mendoj se ishte e padrejtë që sfida shkoi deri aty, pasi shumë mirë mund ta kishim përfunduar në minutën e 90-të”.

martinez mesi

Në fund ama vëmendjen përveç rekordit të golave dhe festës me portierin Martinez kur të gjithë iu drejtuan Lautaros, e tërhoqi edhe reagimi ndaj Veghorst (Çfarë shikon budalla?).

“Për rekordin e Batit isha i vetëdijshëm dhe është një nder i madh për mua që arrij ta ndaj me të. Jam shumë krenar dhe shpresoj që golat e kësaj kombëtareje të mos mungojnë kurrë në Botëror. Kisha shumë besim te “Dibu”, në fund nuk mbaj mend çfarë i thashë saktësisht, por mendoj se i kam thënë diçka si ‘je fenomen’, ‘je një bishë’, ‘e dinim se do ia dilje’. Reagimi ndaj Veghorst? (qesh) Nuk e dija se ishte bërë viral, por janë gjëra që ndodhin dhe ngelen aty”, e mbylli Mesi fjalën.

PANORAMASPORT.AL


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.