AKTUALITET

Situata me Covid-19 në vend/ Ministria e Shëndetësisë: Asnjë humbje jete dhe dy qytetarë të infektuar në 24 orët e fundit

18:16 - 12.12.22 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar të dhënat e fundit në lidhje me situatën me Covid-19 në vend.




MSH njofton se në 80 testime të kryera, kanë rezultuar pozitivë 2 qytetarë, ndërsa nuk raportohet për asnjë qytetar që ka humbur jetën si pasojë e virusit.

Njoftimi i MSH:

12 Dhjetor 2022 – Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale i bën thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid dhe vaksinimin kundër gripit, për të forcuar mbrojtjen ndaj viruseve gjatë sezonit të dimrit.

Vaksinimi anticovid dhe i gripit kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Vaksinat reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Ju informojmë për situatën e Covid19 në 24 orët e fundit: Janë kryer 80 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 2 qytetarë, në Bashkitë:

Nga 1 qytetarë në Kamëz dhe Fier.

Janë 168 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 2 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2.

Janë shëruar 14 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 328,659 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (12 Dhjetor 2022)

Raste të reja ditore 2

Të shëruar në 24 orë 14

Të shtruar në spitale 2

Humbje jete në 24 orë 0

Testime ditore 80

Testime totale 2,013,068

Raste pozitive 332,421

Raste të shëruara 328,659

Raste Aktive 168

Humbje jete 3,594

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 123

Vlorë 12

Fier 11

Gjirokastër 7

Berat. 5

Shkodër 3

Lezhë. 3

Durrës. 2

Elbasan. 2


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.