LAJMI I FUNDIT

“Djalë i mirë, por…”, Southgate “përçan” Anglinë. Buzëqesh vetëm Maguire

10:12 - 13.12.22 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në 6 vite në krye të “tre luanëve”, Southgate i ka ndryshuar fytyrën përfaqësueses angleze, solli në ishull një mentalitet të ri, një filozofi të re, por vetëm kaq me sa duket nuk mjafton, jo për një pjesë të madhe të opinionit të cilët dëshirojnë me çdo kusht që ky brez lojtarësh të fitoj një titull të rëndësishëm. Kjo nuk është e lehtë, fundja Anglisë i mungon trofeu që nga viti i largët 1966.




Southgate po merr me shumë kohë për të vendosur, Federata mbetet në pritje të tij, pasi dëshira e tyre është që të vijojnë bashkëpunimin me trajnerin që dy vite më parë i dërgoj deri në finalen e Evropianit:
“Anglisë i duhet një trajner fitues, ishte titulli kryesor i Mirror, duke iu referuar fjalëve të thëna nga Joey Barton, ish futbollist anglez i cili i përshkruan Southgate si një djalë të mirë, por jo fitues.

Southgate dhe Harry Kane ishin dy personazhet kryesor të këtij ekipi, por jo vetëm, pasi një vëmendje kryesore mori dhe Harry Maguire. Ndryshe nga se pritej, Maguire zhvilloi një Botëror pozitiv, tani Ten Hag e pret krahëhapur:

“Maguire mos u ndal”, ishte titulli i Express, duke iu referuar fjalëve të trajnerit të Man.United.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.