LAJMI I FUNDIT

Konfirmohet dëmtimi i rëndë, Armando Broja humb pjesën tjetër të sezonit

10:45 - 13.12.22 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Që do të ishte një dëmtim i rëndë kjo u kuptua në momentin e parë kur Armando Broja u rrëzua në fushë në miqësoren e Chelseat ndaj Aston Villa-s. Sulmuesi shqiptar pati nevojë për ndërhyrjen e mjekëve dhe la fushën i shoqëruar nga barrela me një dhimbje të madhe. Së fundmi, është bërë e ditur edhe diagnoza e 21-vjeçarit teksa bëhet fjalë për një këputje të ligamentit të mbrapëm në gjurin e djathtë.




Një lajm tejet i rëndë për djaloshin e talentuar që do të duhet të qëndrojë jashtë fushave të blerta për të paktën gjashtë deri në shtatë muaj, pasi dihet që të tilla dëmtime kërkojnë një kohë të gjatë rikuperimi.

Sigurisht, ky sezon tashmë mund të konsiderohet i përfunduar për Brojën, megjithatë e rëndësishme është që lojtari i kombëtares të kalojë një fazë të rregull rikuperimi dhe të rikthehet më i fortë se më parë. Në këtë sezon me Chelsean, Broja ka regjistruar edhe 12 ndeshje në Premier League ndërsa ka gjetur rrugën e rrjetës në sfidën ndaj Wolverhampton në Stamford Bridge.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.