AKTUALITET

Messi ‘shkruan’ historinë në Kupën e Botës 2022, barazoi rekordin e gjermanit Lothar Mathews për paraqitjet në botëror

20:06 - 13.12.22 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Lionel Messi shkroi histori në ndeshjen e Argjentinës kundër Kroacisë.




Kapiteni i kombëtares së Argjentinës arriti në 25 paraqitje në Botëror dhe barazoi rekordin e Lothar Mathews.

Argjentina dhe Kroacia luajnë sot në 20:00 për gjysmëfinalet e Kupës së Botës. Në “Lusail Iconic Stadium” në qytetin e Lusail në Katar, dy skuadrat përsërisin ndeshjen e katër viteve më parë në Botërorin e Rusisë, aty ku Kroacia fitoi 3-0 me Argjentinën.

Përballja e sotme do tregojë se cili ekip do shkojë në finalen e datës 18 dhjetor, teksa në baste Argjentina është më e favorizuar. Në prag të ndeshjes të shumta kanë qenë çmenduritë e tifozëve, teksa në Argjentinë tifozët kanë dalë me tank në rrugë për të mbështetur “Albicelesten”.

Trajnerët Scaloni dhe Dalic kanë bërë edhe vendosjet në fushë, me Argjentinën që luan 4-4-2, duke pasur ndryshime në skemë. Di Maria dhe Lautaro  përfundojnë në stol. Nga ana tjetër Kroacia luan me skemën 4-3-3 teksa në fushë janë yje të shumtë. Messi në majën e sulmit te “Albiceleste”.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.