LAJMI I FUNDIT

Serbët i vranë gjyshin në 18 dhjetor, Modriç: Kjo datë më frymëzon për të qenë në finalen e Kupës së Botës, ai bën tifo për mua

13:51 - 13.12.22 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Teksa data 18 dhjetor mund ta shohë të luaj në finalen e madhe të Kupës së Botës, kjo  datë rezulton që të jetë e vështirë për kapiten kroat Luka Modric, pasi në këtë datë është vrarë gjyshi i tij.




Gjatë18 dhjetorit të 1990-s, gjyshi i tij Luka Modriç (emrin e tij mban edhe futbollisti), u vra nga ushtarët serbë, para shtëpisë në shpatet e malit të Velebit, në veri të vendit dhe në kulmin e luftës kroate për pavarësi, e cila filloi në vitin 1991 dhe zgjati deri në vitin 1995.

“Ende e mbaj mend mirë gjyshin tim. Ai ishte mbrojtësi im. Unë kam të njëjtin emër si ai. Jam i trishtuar që nuk mund të shoh gjithçka që kam arritur.

Por ai padyshim është atje lart duke më shikuar dhe duke brohoritur për mua. E di që do të bëhet krenar. Nuk e dija çfarë ndodhi kur e sollën në shtëpi. E vetmja gjë që ndjeva ishte trishtimi. Babai më përqafoi dhe më drejtoi te arkivoli dhe më tha: ‘Bir, shko thuaj lamtumirë gjyshin tënd’.

Nuk mund ta kuptoja se ishte hera e fundit që do ta shihja. Prindërit më nxorën nga dhoma, donin të më largonin nga tragjedia. Më pikëllon në zemër sa herë që e mendoj”, deklaroi Modriç.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.