LAJMI I FUNDIT

COVID-19, del bilanci i 24 orëve të fundit: Asnjë humbje jete! Më pak se 30 qytetarë pozitivë me virus në vendin tonë

18:16 - 14.12.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në vendin tonë janë shënuar 24 raste të reja me COVID nga 612 testime të kryera në total në 24 orët e fundit.




Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, rastet pozitive janë identifikuar: 14 në Tiranë, 3 në Berat, 2 në Fier, nga 1 qytetarë në Lezhë, Kurbin, Durrës, Vlorë, Sarandë.

Fatmirësisht, nuk është regjistruar asnjë humbje jete.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 1 pacientë. Janë shëruar 13 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 328,683 që nga fillimi i epidemisë.

Njoftimi:

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale i bën thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid dhe vaksinimin kundër gripit, për të forcuar mbrojtjen ndaj viruseve gjatë sezonit të dimrit.

Vaksinimi anticovid dhe i gripit kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Vaksinat reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Ju informojmë për situatën e Covid19 në 24 orët e fundit: Janë kryer 612 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 24 qytetarë, në Bashkitë:

14 në Tiranë, 3 në Berat, 2 në Fier, nga 1 qytetarë në Lezhë, Kurbin, Durrës, Vlorë, Sarandë.

Janë 200 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 1 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2.

Janë shëruar 13 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 328,683 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika ( 14 Dhjetor 2022)

Raste të reja ditore                24

Të shëruar në 24 orë             13

Të shtruar në spitale             1

Humbje jete në 24 orë           0

Testime ditore                       612

Testime totale                   2,014,104

Raste pozitive                      332,477

Raste të shëruara                  328,683

Raste Aktive                             200

Humbje jete                              3,594

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë                    151

Vlorë                         13

Fier                           11

Lezhë.                        7

Gjirokastër                5

Durrës.                      5

Berat.                        4

Elbasan.                   3

Shkodër                 1


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.