AKTUALITET

“Sot ikin për të njëjtat arsye që unë ika para 10 vitesh”, mjekja shqiptare në Gjermani: Jam e keqardhur. Këto janë 3 arsyet pse largohemi

22:39 - 14.12.22 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Aurora Dollenberg, mjeke shqiptare në Gjermani dhe njëkohësisht Kryetare e Federatës së Mjekëve Shqiptarë në Europë, tha se arsyet pse mjekët largohen sot nga Shqipëria, janë po të njëjtat që kanë qenë para 10 vitesh.




Ajo tha se ndihet e keqardhur kur shikon se edhe sot mjekët largohen për të njëjtat arsye që ajo u largua para 10 vitesh nga Shqipëria. Sipas saj në një pyetësorë që u është bërë 800 mjekëve të larguar, arsyet se përse kanë zgjedhur të braktisin Shqipërinë kanë qenë: perspektiva, siguria në punë dhe arsyet financiare.

“Pyetja i ka përgjigjet shumë të vjetra, që kur jam larguar unë para 10 vitesh, edhe tani mjekët largohen për të njëjtën arsye. Kemi bërë një anketim nga 800 të larguar, dhe në vend të parë është arsyeja e perspektivave profesionale. Në Gjermani apo në Angli shteti të lutet që t’i të marrësh një specializimi, ndërsa në Shqipëri duhet të konkurrosh.

Para 10 vitesh ka pasur një kaos dhe jo një strukturë e qartë, se çfarë do ndodhë me mua pas 6 vitesh studime. Në vend të dytë në anketim ishin arsyet sociale, një emigrim social, siguria në punë. Dhe në vend të tretë është arsyeja ekonomike. Sepse në fillim kanë dëshirë të bëhen për atë që kanë studiuar dhe ë pas të ndjekin aspektin ekonomik.

Gjermania është vizionare në thithjen e profesionistëve sepse ka thjeshtësuar procedurat për njohjen e diplomave shqiptare”, u shpreh ajo.

BW


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.