AKTUALITET

Belind Këlliçi publikon videon: Banorët e pallateve te Myslym Keta kaluan natën nën terrorin e Policisë

09:14 - 16.12.22 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kandidati i PD-së për Bashkinë e Tiranës Belind Këlliçi ka shpërndarë një video teksa ka qëndruar me banorët e pallatit në rrugën “Myslym Keta”.




Ai thotë se banorët kanë kaluar natën jashtë pasi Policia dhe Bashkia e Tiranës kanë filluar t’ju ndërpresin energjinë dhe ujin e pijshëm.

“Me banorët e pallateve te Myslym Keta, të cilët po kalojnë natën nën terrorin e Policisë dhe mercenarëve të Bashkisë Tiranë, që vijojnë të presin ujin e pijshëm në çdo familje. Ky akt barbar, kjo sjellje banditeske nuk i bëhet askujt mbi dhe, e jo më banorëve të kryeqytetit. Erion Veliaj hajde këtu dhe sqaro banorët ballë për ballë”, shkruan Këlliçi.

Banorëve u është kërkuar të dalin nga banesat e tyre me pretendimin se pallati duhet të shembet pasi është dëmtuar nga tërmeti i vitit 2019.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.