AKTUALITET

Situata me Covid-19 në vend, asnjë humbje jete dhe 15 qytetarë të infektuar në 24 orët e fundit

16:55 - 18.12.22 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar të dhënat e fundit në lidhje me situatën e Covid-19 në vend.




MSH njofton se nga 290 testime të kryera, kanë rezultuar pozitivë 15 qytetarë.

Ndërkohë në 24 orët e fundit nuk shënohet asnjë humbje jete si pasojë e virusit.

Njoftimi:

18 Dhjetor 2022 – Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale i bën thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid dhe vaksinimin kundër gripit, për të forcuar mbrojtjen ndaj viruseve gjatë sezonit të dimrit.

Vaksinimi anticovid dhe i gripit kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Vaksinat reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Ju informojmë për situatën e Covid19 në 24 orët e fundit: Janë kryer 290 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 15 qytetarë, në Bashkitë:

7 në Tiranë, 4 në Rrogozhinë, nga 1 qytetarë në Kamëz, Fier, Lushnje, Himarë.

Janë 206 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 3 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2.

Janë shëruar 23 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 328,753 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (18 Dhjetor 2022)

Raste të reja ditore 15

Të shëruar në 24 orë 23

Të shtruar në spitale 3

Humbje jete në 24 orë 0

Testime ditore 290

Testime totale 2,015,357

Raste pozitive 332,553

Raste të shëruara 328,753

Raste Aktive 206

Humbje jete 3,594

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 151

Fier 18

Vlorë 8

Durrës. 5

Lezhë. 5

Gjirokastër 7

Berat. 5

Elbasan. 3

Shkodër 3

Korçë. 1


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.