LAJMI I FUNDIT

Luajti finalen e dytë/ Hygo Loris: Kemi shumë pengje, nuk bëmë gjithçka siç duhej

08:52 - 19.12.22 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në moshën 35 vjeç e 357 ditë, Hygo Loris është lojtari i dytë më i moshuar që luan si kapiten i një skuadre gjatë finales së një Botërori.




Përpara gardianit francez qëndron vetëm Dino Zof që në Kupën e Botës së vitit 1982 ishte kapiteni i Italisë, teksa mbi supe kishte 40 vjet e 133 ditë. Si kapiteni i Francës ai nuk mendon për statistika, teksa i pyetur mbi ecurinë e ndeshjes u shpreh: “Nuk e nisëm në mënyrën më të mirë, por patëm forcë për të përmbysur situatën.

Një barazim të tillë nuk e bën dot gjithkush. Luajtëm me karakter dhe me cilësitë tona, por dukshëm nuk ishin të mjaftueshme. Na vjen keq për mënyrën se si humbëm”.

Me 20 ndeshje nëpër Kupa Bote, Hugo Loris ka lënë pas Manuel Nojerin që me 19 prezenca ishte portieri më i pranishëm nëpër Botëror. Një arritje që e rrënjos gardianin edhe më shumë në historinë e futbollit francez, megjithatë mendja e tij mbetet te ndeshja.

“Kemi shumë pengje. Nëse do të kishim pësuar edhe golin e tretë atëherë vërtet nuk do të kishim asgjë për t’u ankuar. Në këtë Botëror kemi luajtur me zemër dhe energji, megjithatë mbase sot (dje) nuk bëmë gjithçka siç duhej. Kur e prek objektivin dhe e sheh të të rrëshqasë nga duart, gjithçka bëhet më e hidhur”, përfundoi Loris.

PANORAMASPORT.AL


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.