AKTUALITET

Djegia e 61-vjeçarit në Dajt/ Ish-drejtuesi i Policisë: Nuk ka pasur hetim të plotë. Beçi: Autoritetet kanë problem me profilet e personazheve të përfshirë

23:48 - 20.12.22 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Arjan Hoxha, Ish-Drejtuesi i Lartë i Policisë i ftuar në studion e emisionit ‘Open’ ka folur në lidhje me krimin horror në Dajt para 5 viteve ku u dogj i gjallë një 61-vjeçar për një borxh prej 10 milionë lekësh të vjetra.




Hoxha deklaroi se sipas tij nuk ka pasur një hetim të plotë nga ana e policisë në lidhje me vrasjen, ndërsa shtoi se ka pasur pamje filmike të viktimës dhe takimit të tij me urdhëruesen e krimit.

“Në dijeninë time viktima konfliktin kryesor e ka bërë me dije se ka pasur presione dhe kërcënime nga urdhëruesja e vrasjes së tij. Unë mendoj se nuk ka pasur një hetim të plotë. Ka një pamje filmike ku viktima në karburantin në Allias takohet me Marjetën dhe autorët e dyshuar dhe po të ishte bërë një punë intensive nga policia do kishte rezultate më herët”, tha Hoxha.

Nga ana tjetër ish-drejtuesi i Prokurorisë Eugen beçi ka thënë se policia ka një problem të madh në lidhje e personazhet dhe profilet e personave të përfshrë në krim.

“Fuqia parandaluese e policisë shtohet duke zbuluar veprat penale, zbulimi i tillë bën që njerëz të ngjashëm me Marjetën do ndalojnë veprimet e tyre kriminale. Policia ka një problem të madh në lidhje e personazhet dhe profilet. Besoj se ka pasur të dhëna dhe indicie të tjera që janë neglizhuar nga policia në lidhje me këto personazhe”, u shpreh Beçi.

BW


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.