AKTUALITET

Berisha-Nikollës: Jepi fund tolerancës. Rama përdor fjalor ordiner ndaj deputetëve dhe e shndërron foltoren në tualet të gojës së tij

20:50 - 22.12.22 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kreu i PD Sali Berisha është treguar i ashpër në fjalën e tij në Kuvend.




Berisha drejtuar kryetares së Kuvendit Lindita Nikolla , tha se duhet ti japë fund tolerancës së fyerjeve të kryeministrit Edi Rama.

“Po e çoni parlamenti drejt konfliktit të pashmangshëm Në shkelje të çdo kodi kreu juaj shpërthen me një fjalor të padenjë dhe ordineri. Shpërthen me një fjalor ordiner, unë të garantoj që Parlamenti do ketë zhvillime dramatike të paparashikueshme. të shfryjë si ordiner kundër deputetëve të opozitës, unë e kuptoj se është brutal dhe i dhunshëm në takime t e ngushta por të gjitha këto janë brenda familjes suaj, kur shtrihen në opozitë bëhen shkak konfliktesh shumë serioze. nëse do të drejtosh këtë parlament duhet ti japësh fund tolerancës ndaj një njeriu që përdor fjalor ordiner ndaj deputetëve dhe shndërron foltoren në tualet të gojës së tij. Zgjidhja është ti mbyllësh gojën një ordineri që sa vjen këtu përdor fjalor të tillë kundër deputetëve të opozitës. Po e çoni parlamentin drejt katastrofës. De[putet, ish kryeministër, ish president, prej disa javësh kam dorëzuar një ligj që u hiqet e drejta e parashkrimit gjatë ushtrimit të detyrës kryeministrave, ministrave dhe drejtuesve kryesor të agjencive që kanë të bëjnë me fondet e pasuritë publike. Ju bllokoni ligjin duke shkelur çdo rregull e kushtetutë. Dhe nuk e sillni në Parlament siç e kërkon rregullorja. Sepse e dini që me këtë ligj të gjitha këto vjedhje që diskutohet këtu, nuk do të ketë më parashkrim, nuk parashkruhet më vjedhja e 420 mln euro me firmën e Ramës, plaçkitja e pasurisë publike më të çmuar të shqiptarëve, Porti i Durrësit. nuk parashkruhet ndërtimi i rrugëve me çmim të 6 dhe 8 fishtë në krahasim me BE, apo vjedhjet e tmerrshme me rrugën Qukës-Qafë Plloçë.”, tha ai.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.