AKTUALITET

Të dhënat e INSTAT: “Zgjohet” ekonomia shqiptare në tremujorin e tretë të vitit që po lëmë pas

17:35 - 23.12.22 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ekonomia shqiptare ka pasur një ecuri më pozitive në tremujorin e tretë të këtij viti. Sipas të dhënave të INSTAT pas një ngadalësimi në tremujorin e dytë produkti i Brendshëm Bruto në periudhën korrik-gusht-shtator të vitit 2022 vlerësohet me rritje prej 4.02 %, kundrejt tremujorit të tretë të vitit 2021.




Kontributin kryesor në përmirësimin e treguesve të ecurisë ekonomike gjatë muajve të verës e ka dhënë kryesisht sektori i turizmit.Nëngrupi Tregti,Transport, Akomodim dhe Shërbim ushqimor është rritur gjatë kësaj periudhe me 1.94%.

Ecuri më të ngadaltë ka shënuar Ndërtimi dhe Aktivitetet të pasurive të paluajtshme e ndjekur nga aktivitet financiare dhe bujqësia.

Sektori i bujqësisë vijon të renditet i fundit përsa i përket ecurisë dhe kontributit në rritjen ekonomike në vend.

Në nëntë muaj rritja ekonomike në vend ka arritur në 3.6%.Qeveria  ka rishikuar projeksionet për rritjen ekonomike duke pritur një ecuri mbi 4%.Ky përmirësim vjen si rezultat i stabilizimit të inflacionit i cili gjatë muajit nëntor pësoi një ulje  me 0.3%.

Banka e Shqipërisë nuk ndryshoi normën e interesit për muajin dhjetor duke e lënë atë në nivelin 2.75% duke argumentuar se treguesit për ecurinë ekonomike në muajt e fundit të këtij viti janë përkeqësuar.

RRITJA EKONOMIKE

Tremujori i dytë 2022     2.65%

Tremujori i tretë 2022     4.02%

KONTRIBUTI SIPAS SEKTORËVE

Tregti, Transport, Akomodim   1.94%

Ndërtimi                                                     0,99%

Aktivitete të pasurive të paluajtshme         0,81%

Aktivitete shërbimi                                      0,65%

Informacioni dhe Komunikacioni                0,19 %

Bujqësi, Pyje dhe Peshkim                          0,05%

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.