Kronikë

EMRI/ Iu gjet kokainë e ndarë në doza në makinë, arrestohet i riu në Durrës! E pëson edhe pasagjeri

09:24 - 24.12.22 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një 29-vjeçar është arrestuar nga Policia e Durrësit, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin që drejtohej nga Shkëlqim Hasa, iu gjetën një sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë, të ndarë në dhjetëra doza.




Po ashtu u procedua edhe një 46-vjeçar, i cili ishte pasagjer në makinë që drejtohet nga Hasa.

Njoftimi i plotë:

Durrës/Evidentohet dhe goditet një rast i shpërndarjes së drogave të forta, në doza.

Drejtonte automjetin, me një sasi lënde narkotike kokainë me vete, të ndarë në doza, arrestohet në flagrancë 29-vjeçari.

Në hetim për këtë veprimtari kriminale edhe pasagjeri në automjet.

Sekuestrohen dhjetëra doza lënde të dyshuar narkotike kokainë.

Shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në vijim të punës me fokus goditjen e shpërndarjes së drogave të forta në doza, të mbështetura dhe nga inteligjenca informative, kanë evidentuar dhe goditur një rast tjetër të kësaj veprimtarie kriminale.

Si rezultat, u arrestua në flagrancë shtetasi Sh. H., 29 vjeç, banues në Durrës, si dhe u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjëndje të lirë për shtetasin O. B., 46 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin që drejtohej nga shtetasi SH. H., dhe ku ishte pasagjer 46-vjeçari gjetën një sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë, të ndarë në dhjetëra doza, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.