AKTUALITET

Grip apo Covid-19?/ Mjeku Simaku jep simptomat, ja si t’i dallojnë qytetarët

12:22 - 05.01.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Mjeku Artan Simaku ka folur për virozat e stinës dhe pandeminë Covid-19, ku ka qartësuar se çfarë duhet të bëjnë qytetarët në këtë kohë.




Simaku për ‘News24’ tha se virusi i gripit dhe ai i covid janë duke qarkulluar njëkohësisht ndaj dhe për t’i dalluar nga njëra-tjetra, mjeku tha se dallimi bëhet klinikisht ose në varësi të simptomave.

Ai theksoi se nëse temperatura zgjat 4-5 ditë, ku shoqërohet me dhimbje muskuj dhe dobësi atëherë kemi të bëjmë më një infektim nga Covid-19.

‘Tashmë kemi hyrë në fazë ne aktivitetit të zakonshëm stinor, shifrat nuk janë të larta n lidhje me gripin, por ka bashkë qarkullim të gripit dhe të Covid. Ajo që është e rëndësishme është vaksinimi. njerëzit mund të vaksinohen për të dyja viruset njëkohësisht. Përveç vaksinimit nuk duhen neglizhuar maskat, distancimi dhe higjiena për grupet me risk të popullatës. Klinikisht nga mjekët mund të bëhet një dallim mes sëmundjeve pavarësisht se shenjat janë shumë  të ngjashme. Ky dallim është temperatura dhe kohëzgjatja, gripi ka temperaturë të lartë që zgjat për 4-5 ditë dhe ka dhimbje dhe gjendje dobësie më të theksuar se covidi. Jemi në stinën ku pandemia nuk ka mbaruar akoma, vaksinimi duhet kryer për të dyja sëmundjet për të qenë më të mbrojtur”, tha ai.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.