LAJMI I FUNDIT

Presidenti Begaj shpreh ngushëllimin për Papa Benediktin: Do të mbetet përherë një figurë e rëndësishme për mbarë njerëzimin

15:51 - 05.01.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Presidenti Bajram Begaj ka reaguar pas ndarjes nga jeta të Papa Benediktit, ku dhe ka shprehur vlerësimin e tij për teologun e madh.




Përmes një postimi në ‘Facebook’, Begaj shkruan se Papa Benedikti do të mbetet në kujtesën e të gjithë shqiptarëve dhe vlerësimi i tij për harmoninë fetare në vendin tonë.

Postimi i plotë:

Një filozof dhe teolog i madh, një Papë i dedikuar ndaj besimtarëve të Tij; Papa Emeritus Benedikti i XVI ishte një figurë e rëndësishme jo vetëm për katolicizmin, por për mbarë njerëzimin.

Vlerësimi i Tij për harmoninë fetare në Shqipëri do të mbetet përgjithmonë në kujtesën tonë. I shoqëruar nga Nunci Apostolik, imzot Luigi Bonazzi, shpreha sot ngushëllimet e mia më të sinqerta në Librin e hapur posaçërisht në Ambasadën e Selisë së Shenjtë në Tiranë.

U prehtë në paqen e perjetshme!


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.