AKTUALITET

Arrihet kompromisi, punonjëset e fasonerisë në Bilisht rikthehen në punë

15:42 - 06.01.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Pas dy ditësh protestë rikthehen në punë punonjëset e fasonerisë në Bilisht. Pas plotësimit të kërkesës se tyre nga ana e pronarit të fasonerisë Fatjon Shega, i cili vendosi të rikthejë në punë kryetaren e sindikatës Mirjeta Mulla punonjëset do t’i rikthehen punës në fasoneri.




Rreth 150 punonjëse kanë protestuar për shkak të heqjes nga puna të kryetares së sindikatës Mirjeta Mulla e cila kërkonte te drejtat e tyre dhe plotësimin e kushteve në punë.

E kontaktuar Mirjeta Mulla është shprehur se administrator ka tërhequr mbrapsht pushimin nga puna  dhe do të lejojë zhvillimin e sindikatës në fasoneri e nga ana tjetër Shega do të plotësojë edhe kushtet e tjera të kërkuara nga punonjëset.

Ditën e djeshme Inspektorati i Punës zhvilloi edhe një takim me punonjëset dhe pritet përfundimi i një raporti.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.