Kosova

Ngjarja në Shtërpcë/ Zbardhet dëshmia e nënës së një prej të plagosurve: Autori nuk qëlloi mbi ta. Plumbi bëri rikoshetë në asfalt dhe…

22:39 - 07.01.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Mediat serbe kanë publikuar mbrëmjen e sotme dëshminë e nënës së një prej të plagosurve të ditës së djeshme në Shtërpcë.




Zorica Stojanoviç ka deklaruar se autori në të vërtetë nuk ka qëlluar drejt tyre, por se plumbi ka bërë rikoshetë në asfalt dhe më pas ka goditur djalin e saj Stefan Stojanoviç në shpatull.

“Nuk e kam ditur se çfarë dhe si ka ndodhur, kam ditur vetëm se ka qenë i plagosur, kanë bllokuar rrugën, mezi kemi arritur të gjallë në Shtërpcë. Në Shtërpcë tashmë i kanë mjekuar plagën, e kanë parë si është dhe e kanë dërguar këtu (Spitali në Lapllasellë)”, tha ajo para spitalit.

Ajo ka shtuar se dëgjoi se fëmijët po luanin pranë pemës së Krishtlindjes.

“Meqë ishte prag Krishtlindjesh po bënin fotografi në Gotovushë dhe ky shqiptar, nuk e di kush, ka gjuajtur në rrugë, në asfalt, nuk ka qëlluar mbi ta (të rinjtë) dhe përveç djalit tim është plagosur edhe një i ri. Faleminderit Zotit që është gjallë dhe mirë”, tha Zorica Stojanoviç.

Plagosja e djeshme e dy serbëve në afërsi të fshatit Drajkovcë, komuna e Shtërpcës, është dënuar ashpër nga zyrtarë kosovarë dhe ndërkombëtarë.

Prokuroria Themelore ka dorëzuar kërkesë për masë paraburgimi për të dyshuarin, i cili u arrestua më pak se një orë pas sulmit të djeshëm.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.