Kryesore

Pyetje të zgjuara që duhet të bëni në një intervistë pune

19:57 - 07.01.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

“A keni ndonjë pyetje për mua?”.




Kur arrini në këtë pikë të intervistës së punës, kur intervistuesi i ka mbaruar pyetjet dhe hap diskutimin, nuk duhet të kapeni në befasi.

Është e rëndësishme të keni një plan si t’u përgjigjeni pyetjeve dhe një listë me pyetje specifike për këtë mundësi.

Por cilat janë llojet e pyetjeve që duhet të bëni?

Më poshtë janë disa kategori pyetjesh që duhet të merrni në konsideratë në një listë të organizuar.

Pyetje në lidhje me punën specifike

1. Cilat janë pritshmëritë tuaja për mua në këtë rol?

2. Cila është gjëja më e rëndësishme që duhet të bëj në 90 ditët e para?

3. Si është procesi i rishikimit të aftësive këtu? Cila është shpeshtësia e vlerësimit formal?

4. Mbi bazën e cilëve parametra ose objektiva do të vlerësohet ecuria ime?

5. Cilat janë projektet më të rëndësishme me të cilët do të angazhohem?

6. Sa kohë më parë duhet… [të takohem me klientët, të kem përgjegjësi për llogaritë e mia, të ndërveproj me departamente të tjera, etj.]?

 

Pyetje rreth ekipit

7. Cilat aftësi i mungojnë ekipit që ju po kërkoni të plotësoni me një punësim të ri?

8. Cilat janë sfidat më të mëdha me të cilat mund të përballem në këtë pozicion?

9. A prisni që përgjegjësitë e mia kryesore në këtë pozicion të ndryshojnë në gjashtë muajt e ardhshëm apo në një vit?

10. A mund të më flisni për ekipin me të cilin do të punoj?

11. Me cilin prej tyre do të punoj më nga afër? Cilat janë departamentet apo njësitë e tjera që do të bashkëpunoj?

12. A mund të më flisni për bashkëpunëtorët? Cilat janë pikat e tyre të forta dhe sfidat më të mëdha të ekipit?

 

Pyetje për drejtuesin tuaj të mundshëm

Nëse intervistuesi është drejtuesi juaj, bëni edhe ju pyetje të këtij tipi?

13. Prej sa kohësh punoni në kompani?

14. Prej sa kohësh jeni drejtues?

15. Cila është pjesa e punës që ju pëlqen më shumë këtu?

 

Pyetje rreth kompanisë

Një gjë të rëndësishme që duhet ta mbani mend këtu: Mos pyesni për gjëra që mund t’i gjeni lehtësisht me një kërkim të shpejtë në Google

16. Cilat janë objektivat aktuale në të cilat fokusohet kompania dhe si punon ekipi për të mbështetur arritjen e tyre?

17. Çfarë ju entuziazmon më shumë për të ardhmen e kompanisë?

18. Si do t’i përshkruanit vlerat e kompanisë?

19. Si ka ndryshuar kompania gjatë viteve të fundit?

20. Cilat janë planet e kompanisë për rritje dhe zhvillim?

 

Pyetje mbi kulturën e kompanisë

Ekspertët paralajmërojnë se përgjigjet mbi pyetjet rreth kulturës së kompanisë duhet t’i merrni me rezerva. Ka shumë pak të ngjarë që intervistuesi t’ju thonë se kultura e kompanisë është pak mikpritëse apo edhe toksike.

Kjo është arsyeja se pse pyetje si ajo nr. 22 mund të jenë vërtet të dobishme.

Ato ju ndihmojnë të kuptoni kulturën e kompanisë pa pyetur haptazi dhe “të zbuloni çfarëdo lloj elementi të papritur të vendit tuaj të ardhshëm të punës” – shpjegon një tjetër ekspert.

21.Si ndodh zakonisht procesi i rekrutimit?
Nëse vendi i punës është në distancë, pyesni në mënyrë specifike se si punonjësit që punojnë nga shtëpia përfshihen në kulturën e punës.

22.Çfarë zbulojnë zakonisht punonjësit pasi fillojnë punën?

23. A ka ndonjë gjë që duhet të lexoj para se të nis punë, e cila do të më ndihmonte për të pasur një mirëkuptim të përbashkët me kolegët e mi?

24. Cilat është tradita juaj më e pëlqyer në zyrë?

25. Çfarë bëni zakonisht ju dhe ekipi për drekë?

26. A bëni ndonjëherë aktivitete të përbashkëta me departamentet apo ekipet e tjera?

27. Pse ndryshon të punosh këtu nga vende të tjera pune?

28. Si ka ndryshuar kompania që kur ju jeni punësuar këtu?

Harvard Business Review


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.