LAJMI I FUNDIT

Shqipëria gjatë vitit 2022/ Xhaçka: Ne arritëm të konfirmojmë pjekurinë e politikës së vendit, çelëm negociatat

12:47 - 07.01.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ministrja e Punëve të Jashtme Olta Xhaçka gjatë një konference për mediat ka folur për arritjet e vendit gjatë vitit që lamë pas dhe procesin e negocimit.




Xhaçka tha se gjatë 1 viti, Shqipëri ka konfirmuar pjekurinë lidhur me politikën dhe është vlerësuar për performancën dhe kontributin mbi demokracinë në rang global.

‘Në 12 muajt që lamë pas, ka qenë një vit me arritje, Ishte një vit që konfirmoi pjekurinë dhe profesionalizmin e politikë shqiptare. Është bërë fakto i respektuar jo vetëm në rajon por edhe ne arenën global. Edhe pse një vend i vogël, në Këshillin e Sigurimit kemi pasur një performancë që është vlerësuar nga partnerët ndërkombëtare për luftën në Ukrainë. Duke dhënë kontribut në demokracinë në rang global, politika e jashtme ka fituar dhe më shumë respekt’, tha ajo.

Sakaq theksoi se Samiti i Berlinit i shtoi një vlerë akoma më të madhe vendit, pas mesazhit që dha BE lidhur me stabilitetin në rajon.

‘Një tjetër ngjarje ishte ajo e Samitit të BE. Të gjitha këto janë dëshmi të transformimit të madh që ka bërë Shqipëria. Ky samit ishte një mesazh i madh që BE dha për gjithë rajonin. Rajoni ynë përmendet si pika e dytë më e rrezikuar. Këtë vit Shqipëria kryeson procesin e Berlinit dhe do të mirëpresë atë në Tiranë. Këto janë shprehje të forcimit të bashkëpunimit në rajon. Duke nënshkruar marrëveshje, njohjen reciproke të kualifikimeve, uljen e tarifave roaming etj… Nuk ishte e rastësishme që u zgjodhëm ne, por ishte e qëllimshme e bazuar në kritere objektive. U pa dhe faktori serioz për stabilitetin në rajon’, shtoi Xhaçka.

Deklarata e plotë:

Në 12 muajt që lamë pas, ka qenë një vit me arritje, Ishte një vit që konfirmoi pjekurinë dhe profesionalizmin e politikë shqiptare. Është bërë fakto i respektuar jo vetëm në rajon por edhe ne arenën global. Edhe pse një vend i vogël, në Këshillin e Sigurimit kemi pasur një performancë që është vlerësuar nga partnerët ndërkombëtare për luftën në Ukrainë. Duke dhënë kontribut në demokracinë në rang global, politika e jashtme ka fituar dhe më shumë respekt. Axhenda u ngjesh me luftën në Ukrainë. Vëmendje i është kushtuar dhe Lindjes së Mesme si dhe për tema të thera delikate që shkojnë deri të Afrika, Libia, Koreja e Veriut de çështje të tjera si ajo e të Drejtave të njeriut, sulmi rus ndaj Ukrainës, metodat e punës në KSH. Në mes të këtij viti ishte dhe hapja e negociatave për anëtarësim me BE. Dialogu është forcuar. Bashkëpunimi më i ngushtë do jetë dhe më Presidencën Suedeze dhe atë Spanjolle. Mbi bazën e arritjeve tona, raporti i KE për 2022 vlerësoi se pavarësisht nga sfidat e tërmetit, pandemisë dhe luftës në Ukrainë, jemi integruar. Shqipëria vlerësohet që ka bërë progres të mirë dhe ky vlerësim prefshin rolin tonë e angazhuar në shumë çështje. Votën tonë në pezullimin e Rusisë për të Drejtat e Njeriut dhe kjo na bën të vlerësohemi si parterë të besueshëm. Një tjetër ngjarje ishte ajo e Samitit të BE. Të gjitha këto janë dëshmi të transformimit të madh që ka bërë Shqipëria. Ky samit ishte një mesazh i madh që BE dha për gjithë rajonin. Rajoni ynë përmendet si pika e dytë më e rrezikuar. Këtë vit Shqipëria kryeson procesin e Berlinit dhe do të mirëpresë atë në Tiranë. Këto janë shprehje të forcimit të bashkëpunimit në rajon. Duke nënshkruar marrëveshje, njohjen reciproke të kualifikimeve, uljen e tarifave roaming etj… Nuk ishte e rastësishme që u zgjodhëm ne, por ishte e qëllimshme e bazuar në kritere objektive. U pa dhe faktori serioz për stabilitetin në rajon. Shërbimi ynë i jashtëm ka qenë tepër intensiv. Forcimi i bashkëpunimit është kryer me Kosovës, Italinë, Zvicrën dhe të tjerë. Dialogu strategjik me SHBA ishte një tjetër arritje e jona. Sekretari Blinken shprehu mirënjohjen ndaj nesh dhe vlerësoi faktin që strehuam shtetasit afganët.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.